
Arbana ka pyetur banorët e eliminuar për situatën e tensionuar mes Luizit dhe Efit dhe të parës ia ka dhënë fjalën Kiarës. Kiara nuk iu përgjigj pyetjes, por tha se asnjë nga vajzat nuk e sheh si fituese.
Më pas Tea iu drejtua Kiarës duke e pyetur se çfarë mendon për deklaratën e Luizit, i cili tha se i vjen turp nga një vajzë si Efi që ka marrë pjesë në "Përputhen", por ndërkohë edhe vetë ka njohur një vajzë (pra Kiarën) nga një format televiziv.
"Nuk kam asnjë mendim", u përgjigj Kiara. Përgjigja e Kiarës nxehu Arbrin, i cili iu drejtua Arbanës dhe i tha se nuk vazhdohet kështu duke mos dhënë mendime, kur në studio për këtë punë janë ftuar.
"Për çfarë i pyet kot nëse thonë: një herë duam të flasim, një herë s’duam. Tani robi kur pyetet, e ka një mendim. Ti e pyet, ajo thotë për këtë s’flas unë, pyet për ndonjë gjë tjetër. Tani ne nuk do flasim për ça duam ne, do trajtojmë deklaratat e atyre në shtëpi", tha Arbri.
Pas këtij momenti, Arbana ia dha fjalën Ronaldos, por edhe ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së moderatores. Këtu u nxeh edhe Arbana, e cila tha: "Këtu ka kohë televizive. Njëri thotë s’dua të flas, tjetri fillon e i trash të gjitha. Kishim marrë ca njerëz të tjetër që duan të flasin që mos harxhojmë kohën kot".
Ndërsa, përsa u përket komenteve seksiste që Luizi bëri ndaj Jorit, Kiara reagoi dhe doli në mbrojtje të tij.
Kiara: Luizi aty po bën lojë. Komentet nuk janë me tendencë, por në kuadër të lojës. Zhaklin, nuk e kam dëgjuar asnjëherë prej teje të thuash që unë jam vajzë e mirë.
Zhaklin: Unë nuk jam këtu të të them që ti je vajzë e mirë. Unë nuk e di se çfarë vajze je ti.
Kiara: Ti nuk më ke mbrojtur asnjëherë. Kur më ke parë në situata shumë të vështira aty brenda, nuk më ke thënë kurrë që jam vajzë shumë e mirë.
Zhaklin: E dashur, unë jam opinioniste, nuk jam mamaja jote. Kur i dashuri yt të futi te lavamani, unë të thashë që po gënjeje aty.
Arbër: Ajo ka katër orë me telefon në dorë dhe çfarë i vjen në telefon atë thotë. Prit t’i vijë mesazhi dhe të dijë se çfarë të thotë.
Kiara: Është shumë e rëndë ajo që tha Zhaku. Luizi e bën në kuadër të lojës, ai e di se çfarë bën. Është loja e tij.
Zhaklin: Nëse ty nuk të bën përshtypje sjellja e burrit tënd kur ai i thotë një vajzë e përdalë, zhgarravinë.. nuk di çfarë të them. Ti je gënjeshtare.
Tea: Luizi ia ka thënë fjalën ‘e përdalë’ Oltës, mua dhe Kejvinës. Dua t’ia paralelizoj Kiarës. Kur thua që je një gocë kam turp të kem në shoqërinë time, përse është turp?
Kiara: “Përputhen” është një program që ti shkon për të kërkuar të dashur. Big Brother është program tjetër.
Tea: Në Përputhen quhesh e përdalë dhe në Big Brother jo? Loja ka rregulla moj Kiara.
Kiara: Po boll pra, se të njëjtën gjë bëni si kur isha brenda, si jashtë.
Arbër: Ke 100 përqind të drejtë. Të kërkojmë falje.
Lini një Përgjigje