
Eder Militao, mbrojtësi i Realit të Madridit, nuk po gjen paqe jashtë fushe. Mediat kanë publikuar një tjetër skandal që lidhet me brazilianin. Gjatë kohës kur bashkëshortja e tij, Karolin Lima ka qenë shtatzënë, mediat braziliane kanë zbuluar se Militao ishte në një lidhje paralele me Tifani Alvarez.





Ish e dashura e Militaos nuk e ka mohuar një lidhje të tillë, pavarësisht lajmeve të publikuara në media. Tifani është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.





Fansave nuk i bën shumë përshtypje kjo histori, teksa pëlqimet në rrjetet sociale sa vijnë e shtohen.





Lini një Përgjigje