
Që prej daljes së tij nga Big Brother, Luizi është shfrytëzuar sa është mundur nga Top Channel për të përmbushur kontratat e shumta ku televizioni nxjerr fitimet, e së fundi duket se është përdorur edhe nga politika, për shkak të popullaritetit që gëzon.
Pas videove me shpejtësi në makinë, dhe pa zbatuar asnjë rregull të qarkullimit rrugor, Luizi gjatë ditës së djeshme është shfaqur ‘i penduar’ e madje me dhimbje koke për shkak të gjobave që pretendon se ka marrë, përmes radarëve të policisë.
Dukshëm në reklamën e radhës, Luizi bën apel që të zbatohen rregullat e qarkullimit, vetëm disa ditë pasi shkeljen e tyre e postonte hapur dhe me karshillëk në rrjetet sociale, e madje pretendonte se rruga i hapej nga një motor i policisë rrugore.
‘Krej rastësisht’ ky mesazh i Luizit është postuar dhe nga ministri i brendshëm Taulant Balla, i cili me zellin e rishtarit në post, po përpiqet me të gjitha mënyrat për të ndryshuar sadopak imazhin e përdhosur të policisë së shtetit.
Luizi thotë në video se është mbushur me gjoba dhe ka dalë në përfundimin se droni apo radari nuk njeh “mik”, por mirë do ishte të na i provonte gjobat e vendosura, përpara se mesazhi i tij të postohej edhe nga Balla.
“Sa u çova prej gjumit, si shkodran dihet që na ka qejfi shumë të flemë në zheg, thash po kontrolloj makinën për gjoba, kur ça me pa. Gjobë për shpejtësi, për rrip, për përdorim telefoni. Tani u binda që të kesh mik kë të duash, polic, ministër, kryeministër, ky radari qenka, edhe këta dronët
Shkurt muhabeti po shkoi i paguaj, s’po u athem sesa, por mend për herë të tjera. Meqë ra fjala, ecni avash, veni rripat dhe shihni rrugën.”- thotë Luizi në Instagram.
Meqë jemi tek gjobat, ka edhe raste ku ti je gjobitur dhe nuk e di ‘nga të ka ardhur’, pasi fleta mund të shkruajë se e ke marrë gjobën në Skrapar, ndërkohë që ti nuk ke qenë kurrë atje, madje që nga lindja.
Nejse, bravo Lui që nuk mban inate të vjetra kur Tao e sulmonte pse ishte dhëndri i Jozefinës!
Lini një Përgjigje