TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Korrik 2023, 22:03

Getoar Selimi prish marrëdhëniet mes Noizy-t dhe Luizit? Fituesi i BBV mungon në listën e artistëve

Shkruar nga Pamfleti

Getoar Selimi prish marrëdhëniet mes Noizy-t dhe Luizit? Fituesi i BBV

Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë tek koncerti i Noizy-t me 4 gusht.

Nëse e keni vënë re mungon Luizi. Pas daljes së tij nga “BBV” Noizy dhe Luizi u shfaqen bashkë në koncert, ku u bënë edhe premtime të mëdha, si bashkëpunime midis tyre e shumë të tjera.

Mirëpo deri tani nuk kemi parë asgjë. Dhe kjo jo nga mungesa e kohës nga palët, pasi të dy kanë sjellë projekte gjatë kësaj kohe. Madje Luizi konfirmoi edhe bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin.

Të jetë kjo arsyeja pse nuk po e shohim Noizyn dhe Luizin më bashkë? Mbetet për t’u parë.

Sakaq, kujtojmë që në një intervistë fituesi i “BBV” tha se të ishte në dorën e tij, ai do t’i pajtonte dy reperët madje do të bënte një bashkëpunim me të dy.

noizy luiz getoar selimi

Lini një Përgjigje