TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Gusht 2023, 09:02

Mc Kresha goditet me send të fortë gjatë koncertit, largohet i revoltuar nga skena (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti
Mc Kresha goditet me send të fortë gjatë koncertit, largohet i

Goditjet me sende të forta ndaj këngëtarëve janë kthyer në ‘trend’ kohët e fundit. Pas goditjes ndaj, Bebe Rexhës, Cardi B, Ava Max, etj., diçka e tillë i ka ndodhur edhe artistëve shqiptarë.

Pak ditë më parë, në një koncert në një club në Tiranë, reperi Noizy u tentua që të goditej me një shishe shampanje.

Po ashtu një incident i ka ndodhur edhe reperit tjetër MC Kresha mbrëmjen e djeshme. I ftuar në një club në Drenas bashkë me mikun e tij Lyrical Son, MC Kresha është goditur me një çakmak.

I revoltuar ai tha se kjo nuk është mënyra e duhur për të shprehur dashurinë ndaj artistit dhe ka ndërprerë performancën dhe është larguar.

“Nëse doni t’i tregoni artistit dashuri duke i quajtur me shkrepëse, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit”, tha MC Kresha i revoltuar.

 

mc kresha koncert

Lini një Përgjigje