TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Janar 2024, 22:35

Ledioni i zuri vendin, Arbana Osmani reagon për herë të parë: Nuk iki unë aq kollaj!

Shkruar nga Pamfleti

Ledioni i zuri vendin, Arbana Osmani reagon për herë të

Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë për largimin nga moderimi i “Big Brother Vip”. Vetë Top Channel njoftoi se spektakli do të moderohet nga Ledion Liço, duke i vënë kapak debatit nëse do ikte apo jo Osmani.

Moderatorja ka qenë e distancuar gjithë këto ditë dhe sot ka vendosur të bëjë një reagim të shkurtër. Ndjekësit i kanë komentuar në rrjetet sociale për Ledionin dhe ajo ka reaguar duke shkruar: “Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer”.

Në këtë mënyrë ajo ka konfirmuar largimin nga ky show, por shkroi më tej se do të rikthehet. “Nuk iki unë nga ekrani kaq kollaj jo. Shihemi së shpejti!”, i tha Arbana një komentueseje në një nga postimet e saj.

Ledioni i zuri vendin, Arbana Osmani reagon për herë të

Lini një Përgjigje