
Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip’ këtë vit vjen me ndryshime rrënjësore. Nga prezantuesi, personazhet që do të marrin pjesë, aredimi i shtëpisë dhe së fundmi edhe regjisori.
Drejtimin e shfaqjes do e marrë Ledion Liço, tanimë zyrtarisht i konfirmuar. Ndërkohë që veç Arbanës nga ky produksion i rëndësishëm largohet edhe bahskëshorti i saj, Eduart Grishaj.
Vendin e tij tashmë e ka zënë Ergys Lubonja, i cili ka ndarë detajet e para teknike të spektaklit:
‘Ka shumë të reja teknologjike. Duke filluar nga numri i kamerave që është mbi 100. Stafi teknik dhe drejtori teknik kanë bërë një punë të shkëlqyer në mënyrën sesi do të jetë vendosja e këtyre kamerave. Gjithashtu kemi një sistem të ri ‘intercom’, tha Lubonja.
Mesa duket çifti i njohur ‘nuk puth’ më në Big Brother, nuk dimë saktësisht nëse Edi dhe Bana do jenë më pjesë e Top Channel, por kështu si kanë ardhur punët…kemi dyshime.
Lini një Përgjigje