TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2023, 11:54

Kush janë zyrtarisht 20 banorët e “Big Brother Vip Kosova 2”?

Shkruar nga Pamfleti

Kush janë zyrtarisht 20 banorët e “Big Brother Vip Kosova

"Big Brother VIP Kosova" nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e dytë, me moderatorët e njëjtë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi por me opinionistë të rinj. Bledi Mane dhe Anita Haradinaj janë dy opinionistët e këtij sezoni të “Big Brother Vip Kosova”.

Ashtu siç ishte premtuar, shtëpia është gjigante dhe më me shumë banorë.

Mes konkurrentëve të rinj kishte emra mjaft të njohur për publikun dhe disa më pak të njohur. Emrat që kishin qarkulluar në media paraprakisht ishin pjesë e shtëpisë, por pati mjaft surpriza nga produksioni.

Lista me 20 banorët zyrtarë të shtëpisë më të madhe në Kosovë janë:

Blero Muharremi, këngëtar

Ledi Vokshi, sipërmarrëse

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrente në “Për’Puthen”

Monika Salihu, këngëtare

Ylli Dervishi, organizator i "UNUM Festival"

Albana Vukaj, dermatologe dhe kujdestare për fëmijët me autizëm

Adri dhe Iliriana, të cilët garojnë si çift dhe janë këngëtarë

Blerim Lajci (Blerando), këngëtar

Alby Rydes, aktore e filmave për të rritur (pornostar-e

Brikena Karrica, këngëtare dhe aktore

Gani Gërmia, humorist dhe gazetar

Lindita Halimi, këngëtare

Santiana Maloku, modele

Lumbardh Salihu, futbollist

Besart Zeneli, aktor

Edona James

Azem Gagica, tiktoker

Vesa Vllasaliu, tiktoker-e

Meti Alshiqi, model, ish-banor i "BBA"

Kujtojmë se personazhet e njohur do të konkurrojnë për çmimin e madh, 200 mijë euro. 

banoret big brother vip kosova

Lini një Përgjigje