TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2023, 07:37

"Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga spektakli", Saimir Korreshi eleminohet nga "Dancing With The Stars"

Shkruar nga Pamfleti

"Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga spektakli",

Deputeti, Saimir Korreshi ka mbyllur përfundimisht rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”.

Deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij në natën e filmit në “Dancing With The Stars”. Korreshi performoi me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan”.

Por as fati nuk i ka buzëqeshur që në fillim në skenën e DWTS, pasi javën e kaluar ai nuk performoi pas një incidenti gjatë performancës në natën e parë të spektaklit të kërcimit, i cili theu krahun.

“Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, tha ai duke e pritur me batuta dhe sportivitet skualifikimin.

saimir korreshi dancing with the stars

Lini një Përgjigje