
Ka ngritur sot siparin Big Brother VIP Kosova 2. Disa prej banorëve kanë nisur të hyjnë në shtëpi, teksa ka dhe mjaft personazhe të njohur.
I pari që ka hyrë në shtëpi ka qenë këngëtari Blero. Më pas ka hyrë Ledi Vokshi – një vajzë që ka lindur në Durrës, është rritur në Kanada, ndërkaq me origjinë është nga Kosova.
Shumë vjet më parë, Vokshi ka qenë banore e një formati pothuajse të njëjtë, dhe nga ajo kohë është e njohur për publikun. Modelja Santiana Maloku ka qenë banorja e tretë. Shqipe Hysenaj është banorja e katërt që u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ajo u bë e njohur në programin “Përputhen”.
Ndërkohë BBVK 2 do të ketë si opinionistë Bledi Manen dhe Anita Haradinajn.
Lini një Përgjigje