
Një video që tregon kryebashkiakun e një qyteti në Kolumbi duke vallëzuar totalisht nudo në një klub nate, u kthye në virale brenda një kohe rekord.
Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit tregojnë Martín Alfonso Mejia, nga komuna e Calima, duke hequr këmishën e tij dhe duke kërcyer para turmës. Politikani mund të shihet gjithashtu duke qëndruar në një stol dhe duke tërhequr pantallonat për të treguar organet gjenitale përpara një grupi të rejash.
Video mbyllet me një burrë që i afrohet dhe mundohet ta mbuloj kryebashkiakun, por ky i fundit e shtyn, duk vazhduar të kërcejë.
Vetë Mejia nuk ka reaguar deri më tani për videon, teksa në vend ka pasur reagime të ashpra, pasi dyshohet se video është realizuar gjatë festimeve të pashkës katolike.

Lini një Përgjigje