TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Prill 2023, 18:38

“Je femër pa karakter”/ Debate të forta në “Big Brother”, Efi qëllon me vezë Kristin

Shkruar nga Pamfleti

“Je femër pa karakter”/ Debate të forta në “Big

Me debate të ashpra u shoqërua pozicioni i Kristit si President i qeverisë së “Big Brother”, ndonëse u votua me shumicë votash për një post të tillë.

Teksa banorët ishin në oborr, Bledi debatoi me Kristin duke i thënë atij se populli i besoi votën dhe se ai duhet të zbatojë ligjet.

Kristi u shpreh se vendimi për të arrestuar Dean për shkeljen e saj, u mor nga aleancat, ndërsa edhe njëherë përsëriti që qeveria është e korruptuar.

Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, kërkoi që Kristi të goditej me vezë, duke qenë se një gjë të tillë e miratoi kabineti qeveritar mbrëmjen e kaluar.

Luizi i tha Efit që t’ia hidhte ajo vezët, por ia tha me zë të ulët kur nuk e dëgjoi askush përveç Kiarës.

Ajo mori vezët dhe sapo Kristi u kthye, i theu atij dy vezë në kokë.

Veprimi i Efit e revoltoi shumë Kristin. Ky i fundit u shpreh se e vetmja gjë që banorët dinë të bëjnë, është të bullizojnë, të ofendojë e intimidojnë.

Jori i tha atij se shkeli ligjin, ndaj i meritonte vezët, por Kristi edhe njëherë e cilësoi si bullizim.

Kristi u shpreh se do ishte më e ndershme nëse Efi do i thoshte paraprakisht se çfarë plani kishte në kokë. I revoltuar nga situata, Kristi u shpreh se veprimi i Efit, tregoi se njerëzit janë të paaftë të debatojnë dhe të marrin vetëkontrollin në duar.

Sipas Jorit, veprimi i saj nuk ka lidhje me mungesën e debatit, por me mosrespektimin e ligjit. Kristi tha se partia e servilave di vetëm të ofendojë, të bullizojë dhe se ata janë krejtësisht të paaftë. 

Kristi u acarua shumë me veprimin e Efit dhe i tha asaj se është njeri pa karakter dhe dinjitet, që erdhi i hodhi vezët në kokë, aq më tepër në një kohë kur ai nuk e priste një gjë të tillë.

Kjo e fundit zgjodhi ta injoronte dhe i tha mos të bëjë zhurmë, sepse ka dalë të shijojë diellin.

Luizi nga ana tjetër e mbrojti Efin dhe u shpreh se veprimi i saj ishte për t’i treguar Kristit që në shtëpi ka ligje dhe shtet. Kristi tha se në shtëpi ka vetëm njerëz bullizues dhe se e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë është të shajnë e të ofendojnë. Ai madje u shpreh se Luizi është i korruptuar dhe se bën aleanca gjithë kohën me grupin e tij.  

efi krsti bbv

Lini një Përgjigje