TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Prill 2023, 11:44

‘1 herë MAT’/ Rubrika që zbulon tradhtarët, së shpejti në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

‘1 herë MAT’/ Rubrika që zbulon tradhtarët, së

Në emisionin ‘E Diell’ do shtohet edhe një rubrikë e re, e cila duket do shkaktojë ‘tërmet’ në shoqërinë shqiptare. Rubrika do të titullohet ‘1 herë MAT’ dhe ka për qëllim zbulimin e tradhtisë në çift, me kërkesë të njërit prej partnerëve.

“1 herë MAT” do të drejtohet nga gazetari Ervin Kurti, i cili njoftoi se do të bashkëpunojë me Shkënda Lilin, që ka një profil si detektive private.

“’1 herë MAT’, një program për investigimin e tradhtive. Së shpejti në ‘E diell’ në Top Channel,” njoftoi Kurti në Instagram.

Për momentin, dihen shumë pak detaje, por mund të jetë një program i ngjashëm me formate të tjera të këtij lloji, si për shembull “Cheaters”, (Tradhtarët), një program televiziv me në qendër çifte ku njëri prej partnerëve tradhton ose ka dyshime për tradhti. Ekipi i “Cheaters” bën gjithçka për të siguruar prova për tradhtinë e dyshuar, derisa i kapin tradhtarët dhe i bëjnë të ballafaqohen me partnerët përkatës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ervin Kurti (@ervinkurti)

1 here mat

Lini një Përgjigje