TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Prill 2023, 10:28

Përshëndetje me detyrim, secili të lajë pjatën e vet, qeveria e Big Brother nis hartimin e ligjeve (video)

Shkruar nga Pamfleti

Përshëndetje me detyrim, secili të lajë pjatën e vet,

Luiz Ejlli, Elvis Pupa dhe Qetsor Ferrunaj kanë diskutuar mbrëmjen e djeshme edhe për ligjet që do vendosen në “Big Brother VIP2”.

Këngëtari i njohur propozoi që zgjimi të bëhet me orar, pasi qeveria të ngrihet nga gjumi dhe pas ndërrimit të baterive.

Në momentin e fikjes së dritave, Luizi propozoi që të gjithë të flasin me zë shumë të ulët, për të respektuar pjesën tjetër që ka nevojë të qetësohet.

Qetsori, nën cilësinë  e Ministrit të Brendshëm propozoi që përshëndetjet të bëhen me detyrim, duke qenë se disa banorë nuk thonë as “Mirëmëngjes”.

Një tjetër pikë që është kthyer në shqetësim për shumicën e banorëve, ka qenë pikërisht rrëmuja e vazhdueshme. Si dhe rregulla për përfshirje në debate.

Për këtë, qeveria vendosi që pas çdo përfundimi mëngjesi, dreke, darke apo vakti të ndërmjetëm, gjithsecili të lajë pjatën apo gotën e tij.

 

qeveria e bbv hartim ligjesh

Lini një Përgjigje