TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Prill 2023, 21:59

Shpallet qeveria e “Big Brother VIP Albania”, Luizi kryeministër

Shkruar nga Pamfleti

Shpallet qeveria e “Big Brother VIP Albania”, Luizi

Banorët votuan për qeverinë e Big Brother, ndërsa rezultati final u shfaq në monitor.

Kristi u zgjodh President, Luizi u zgjodh kryeministër, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i Drejtësisë, Qetsori ministër i Brendshëm, Jori avokate e popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita janë populli, të cilët do adresojnë problematikat e tyre.

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh futi edhe Kushtetutën, në të cilën shpjegohen edhe rregullat për secilin zyrtar, për sovranitetin që i përket popullit, si dhe shpejgohen disa rregulla të rëndësishme për mbarëvajtjen e programit.

Banorëve u dhanë edhe disa tema që mund të trajtonin me njëri-tjetrin, si dhe kishin mundësinë të shtonin të tjera.

Avokati i popullit, Jori, pas çdo përfundimi të një diskutimi përkatës, do shprehë pëlqyeshmërinë ose jo të tij.

 

luizi big brother kryeminister

Lini një Përgjigje