
Një tjetër zarf hyri në shtëpinë e Big Brother Vip ditën e sotme. Vëllai i Madh i dha mundësinë banorëve që ata të zgjidhnin qeverinë e Big Brother.
Banorët duhet të votonin në dhomën e rrëfimit për funksionet qeveritare të përcaktuara dhe pas përfundimit të votimit, Vëllai i Madh do njoftojë secilin banor, për pozicionin përkatës si dhe etapat që ata duhen të ndjekin më pas.
Ata duhet të kishin parasysh që të votonin dikë që do mund të zgjidhte hallet e popullit dhe nuk duhet të votojnë për veten e tyre.
Mirëpo pas leximit të zarfit duket se banorët nuk kanë humbur aspak kohë për të nisur fushatën. Luizi u shpreh se ai ka dëshirë të marrë pozicionin e kryeministrit, ndaj nisi fushatën në shtëpi për mbledhjen e votave.
Duke biseduar me Qetsorin, ai tha se deri më tani ka 5 vota. Sipas tij, Kiara, Efi, Jori, Keisi dhe Elvisi do ia japin votën atij. Luizi u shpreh se u ka thënë këtyre të pestëve, që votën për ministër të brendshëm të ja japin Qetsorit.
Ky i fundit ka ironizuar duke thënë se ai do të bëhet ministër i jashtëm dhe jo i brendshëm. Luizi tha se nuk e kanë në dispozicion një pozicion të tillë, ndërsa Qetsori shtoi se ai nuk e bën dot atë post, sepse nuk merret dot me fjalët brenda ministrisë.
Nga ana tjetër, Kristi është shprehur se dëshiron të ushtrojë pozicionin më të lartë të shtetit. Sipas tij, roli i Presidentit është minimal, kërkon diçka më tepër se aq.
Lini një Përgjigje