
Stilisti i njohur kosovar, i cili ka veshur emra të njohur botërorë si Cardi B e Beyonce, Valdrin Sahiti, mësohet se është arrestuar ditën e djeshme (12 prill) në Aeroportin e Stambollit.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda policisë së Kosovës, arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi ai është i dyshuar për veprën penale: ‘blerja, pranimi, posedimi i drogërave dhe stimuluesve për përdorim’, bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.
Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke, ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësa,j Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.
Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020, me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj. Pajisja e tij me pasaportë diplomatike ishte bërë nën arsyetimin për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dizenjator mode.

Lini një Përgjigje