
Lajmi se “Valdrin Sahiti është arrestuar në aerportin e Turqisë, pasi u kap me drogë” bëri xhiron e mediave rozë në një kohë rekord.
Mediat kosovare raportuan më herët se stilisti shfrytëzoi statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke, ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.
Nga ana tjetër, në profilin e Instagramit të Sahitit shohim postime të cilat tregojnë stilistin në Dubai, për eventin e modës.
Stilisti ka publikuar disa foto e video nga Dubai ku e kemi parë shpeshherë edhe më parë. Por, sa i dyshimtë është lajmi për arrestim, aq të dyshimta janë edhe postimet e tij në Instagram. Pasi fotot mund të jenë bërë kohë më parë dhe dikush tjetër, në vend të Valdrinit, mund të jetë duke përdorur rrjetin e tij social.
E udhës do ishte që stilisti i famshëm të hynte live në rrjetet sociale dhe të sqaronte lajmin e arrestimit të tij. /Pamfleti

Lini një Përgjigje