TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shkurt 2024, 10:58

“Komplotuat për liderin e ri”, Vesa i kthehet Ilnisës: Frikacake, të dridhen këmbët prej meje

Shkruar nga Pamfleti

“Komplotuat për liderin e ri”, Vesa i kthehet Ilnisës:

Përzgjedhja e liderit të ri ka sjellë debate të shumta në shtëpinë e Big Brother. Pas Erjolës do të jetë Vesa ajo që prej ditës së sotme do të mbajë pozicionin e liderit të shtëpisë.

Kjo përzgjedhje nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës, e cila është shprehur se ajo nuk do marrë asnjë urdhër nga Vesa derisa sa të bëhen zgjedhjet nga e para. Sipas sa,j zgjedhja e liderit të ri është bërë me komplot, ku Vesa ka mbledhur të gjithë grupin e saj për ta votuar.

Ndërkohë teksa kanë qenë në kuzhinë, Vesa dhe Ilnisa janë përplasur me njërat-tjetrën.

Ilnisa: Manipulim

Vesa: Nuk e di, vetëm ti nuk ke respekt se e gjithë shtëpia ka respekt për mua

Ilnisa: Ti si vajzë dhe si udhëheqëse apo komplotistja e vitit, respekti zero.

Vesa: Frikacake, të dridhen këmbët prej meje

Ilnisa: Kujt, mua? Aman, ma hap atë derën me dorën tënde, të dal me kokën lart.

Vesa: Do ta bëj, edhe pak.

Ilnisa: Ma hap se vdiqa.

Vesa: Do ta bëj, pa merak. Unë edhe në momentin që debatoj, të respektoj. Dhe kryej punë deri në fund.

Ilnisa: Mendo për nominimet nesër, se e di shumë mirë ti që nuk e kam tek lideri unë

Vesa: Aa prandaj je e frikësuar ti, për avantazhin që ka lideri

vesa dhe ilnisa debat lideri

Lini një Përgjigje