TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shkurt 2024, 09:47

Meri ngacmon Bardhin: Je shumë erotik dhe ke një emër të rëndësishëm për mua

Shkruar nga Pamfleti

Meri ngacmon Bardhin: Je shumë erotik dhe ke një emër të

Meri Shehu ka vendosur të ngacmojë Bardhin, duke i thënë se e pëlqen shumë dhe i duket erotik. Meri gjithashtu i ka treguar këngëtarit se ai ka një emër që është shumë i veçantë për të.

Teksa Bardhi po lante enët, Meri i thoshte se duhet të ekzistojë një botë tjetër që ajo dhe Bardhi të jenë bashkë, pasi sipas astrologes në këtë botë fati nuk deshi t’i bënte bashkë duke përmendur edhe diferencën në moshë.

Meri: Unë natën të kam parë je “full time” erotik. Nuk e dija që ju nga Maqedonia e Veriut jeni kështu

Bardhi: Jemi o Meri…

Meri: Unë do ta zgjidhja një si ty…

Bardhi: Eh fati…

Meri: Ky është kompliment more, çfarë ke?

Bardhi: Fati pra, fati nuk deshi

Meri: Fati nuk na lejoi. Ndoshta në jetën tjetër se është çështje moshe kjo

Bardhi: A beson në botën tjetër?

Meri: Po ne lidhje me ty po, se është çështje moshe se unë ty të dua shumë. Them se duhet të ketë jetë tjetër që të më takojë mua me ty. Ke emrin e një njeriu shume të rëndësishëm për mua. E di që ti nuk ma var, po nuk ka problem

 

meri shehu bardhi erotik

Lini një Përgjigje