TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shkurt 2024, 10:29

Olta Gixhari fton me “kuç e me maç” në festën e foshnjes së pa lindur, por e motra nuk duket gjëkundi

Shkruar nga Pamfleti

Olta Gixhari fton me “kuç e me maç” në

Festa e bebushit të Olta Gixharit, i cili ende nuk ka lindur, pa të mblidhen bashkë njerëz nga rrethi i ngushtë i aktores por edhe shumë personazhe të njohur televiziv.

Në një video përmbledhëse të hedhur në Instagram, Olta tregoi se kishte të ftuar të shumtë dhe gjinia e bebit ishte djalë, duke qenë se tymi doli blu.

Madje vetë aktorja e shoqëroi me postimin: “Ju plotësua dëshira Amarit. Faleminderit Zot për gjënë më të shtrenjtë që më ke dhënë, Familjen”, ka shkruar Gixhari bashkangjitur postimit.

Më tej aktorja shton:

“Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe mee speciale. Faleminderit edhe bashkëpunëtorëve që u bashkuan për të festuar me mua në këtë datë”.

Pamë madje të ftuar edhe “motrën” e Oltës në filmin “Në kuadër të dashurisë”, Sara Hoxhën, por nuk na zuri syri në asnjë cep Gerta Gixharin, motrën biologjike të Olta Gixharit.

Edhe vetë Gerta Gixhari nuk kishte hedhur asnjë foto, video, apo qoftë një postim modest për nipin që pritet të vijë në jetë.

I gjithë publiku u informua kur aktorja ishte në shtëpinë e Big Brother Vip 2 se ajo nuk fliste me motrën dhe Gerta madje u detyrua në një farë mënyre të bënte avokaten e Oltës nëpër studiot televizive. Pyetjes nëse fliste me motrën, Gerta përpiqej t’i shmangej.

Olta Gixhari fton me “kuç e me maç” në

Kur doli nga Big-u, Olta dhe Gerta sajuan një video sikur mezi ç’prisnin të përqafoheshin, video së cilës i dolën dhe “prapaskenat” ca ditë më vonë, ku u kuptua që ishte e stisur. Mesa duket mes motrave nuk do ketë ndonjëherë paqe dhe arsyet nuk dihen./ Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

olta dhe gerta gixhari festa e bebes

Lini një Përgjigje