
Teksa të gjithë banorët ishin mbledhur në verandë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin, Keisit i bëri përshtypje sjellja e Kristit, i cili e injoroi totalisht këtë të fundit kur foli.
Ajo tha se ‘Zoti i paska hapur sytë’, sepse më parë nuk e kishte vënë re këtë sjellje të Kristit. Duke folur me Antonetën dhe Dean, Keisi tha se kur atë e injorojnë një herë, ajo të injoron 100-fish.
Ndonëse nuk e shfaqi shumë përpara banorëve, Keisi nuk u ndje aspak mirë nga mënyra se si Kristi e injoroi atë, në momentin që Keisi po fliste.
Duke folur me Antonetën, Keisi tha se ajo nuk ka çfarë thotë më për Kristin dhe se të gjitha çfarë ka pasur për të thënë, i ka treguar edhe në dhomën e rrëfimit, por edhe banorëve.
Lini një Përgjigje