TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Mars 2023, 11:01

Dikush t’ia kujtojë Bora Zemanit si ka qenë se ka ‘harruar’

Shkruar nga Pamfleti

Dikush t’ia kujtojë Bora Zemanit si ka qenë se ka

Bora Zemani i ka kushtuar pak kohë ndjekësve të saj të shumtë në “Instagram” duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Një nga fansat e ka pyetur moderatoren në lidhje me operacionet plastike. Kjo është një temë që jo pak herë e ka përfshirë Borën, ndërkohë që kjo e fundit është përgjigjur:

“Të vetmet operacione që kam bërë në jetë kanë qenë lindja e Arborit dhe heqja e apandesitit,”-u përgjigj Zemani.

Edhe më herët kemi bërë lajme për paraqitjen e Bora Zemanit, jo për faktin pse ka ndërhyrë në fytyrën dhe fizikun e saj, por për arsyen e vetme që duhet t’ia kujtojmë herë pas here se ka plot ndryshime, falë dorës së doktorit.

Aq shumë ka ndryshuar Bora, dhe aq njësoj janë bërë vajzat sot, sa nuk gjen ndryshim mes Borës, Elvana Gjatës dhe Efit, gjë që është diskutuar edhe më herët.

Nuk kemi asgjë kundër ndërhyrjeve, por hallin e kemi tek sinqeriteti dhe mbi të gjitha, kujtesa që duket se po i lë gjithnjë e më shumë vajzat e ekranit. Duket sikur më shumë i mban mend publiku, se ç’mbajnë mend ato veten. Për këtë arsye, është e udhës që t’i tregojmë secilës herë pas here se si ka qenë...sa për të mos harruar!/ Pamfleti

Dikush t’ia kujtojë Bora Zemanit si ka qenë se ka Dikush t’ia kujtojë Bora Zemanit si ka qenë se ka Dikush t’ia kujtojë Bora Zemanit si ka qenë se ka Dikush t’ia kujtojë Bora Zemanit si ka qenë se ka

bora zemani para dhe pas

Lini një Përgjigje