E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ish-banorja e formatit televiziv Big Brother VIP Albania, Juela Nikolli, ka komentuar rrugëtimin e finalistes Selin, duke ndarë mendimin e saj mbi ecurinë e lojës dhe mënyrën se si është zhvilluar gara deri në finale.
E pyetur nga moderatori Ronaldo nëse Selin e meritonte fitoren, Nikolli u shpreh se, sipas saj, ndikimi nga familja jashtë shtëpisë ka luajtur rol të madh në ecurinë e saj, duke lënë të kuptohet se loja nuk është ndërtuar vetëm brenda formatit.
“Nuk e kam ndjekur shumë. Mendoj se një strategji më e mirë do të ishte të mos ishte aq e drejtpërdrejtë. Nuk më ngjall as emocione pozitive, as negative, jam indiferente. E kam thënë edhe më herët që e shoh si një moderatore të zonja”, u shpreh ajo fillimisht.
Më tej, Juela Nikolli shtoi se disa prej finalistëve të tjerë, sipas saj, kanë pasur më shumë meritë për të arritur në këtë fazë të lojës.
“Loja e saj është ndikuar nga familja jashtë, por ajo ka qenë aktive brenda shtëpisë. Për mua nuk e ka merituar fitoren. Rogerti dhe Miri e kanë merituar më shumë, kemi qenë edhe në të njëjtën lojë”, deklaroi ajo.
Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të ndryshme në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në mendime për mënyrën se si është zhvilluar gara dhe për vendimet e publikut gjatë spektaklit.
Lini një Përgjigje