
Dy ish-banorët e Big-Brother Vip Kosova, Yll Dervishi, i njohur si Buci dhe Santiana Maloku, ishin ndër personazhet më të përfolur brenda shtëpisë më të famshme. Kjo për faktin se u pa mes tyre një afrimitet më i madh se shoqëri.
Mirëpo pas mbarimit të edicionit dyshja nuk u pa më bashkë në asnjë vend, por së fundmi ish banorët janë kapur ‘mat.’
Santiana dhe Buci janë parë për herë të parë kaq afër me njëri -tjetrin në një klub nate.
“Prive” ka siguruar një foto të tyre duke u argëtuar në prani të njëri-tjetrit.
Gjatë qëndrimit në BBVK, ish-banori, Buci e ka sqaruar afërsinë me Santianën, duke thënë se ishte në kuadër të lojës. Ndërsa i ka kërkuar falje kësaj të fundit, ai tha se dëshironte që banorët të mendonin se kishte diçka më shumë mes tyre, por e fejuara e tij Verona ua ka ndërprerë lojën.
“Më ka ardhur keq për Santianën se e kami pasur pjesë të lojës dhe nuk e kam sqaruar. Doja që banorët të dyshojnë se kemi pasur një puthje, por e ndërpreu Verona. Tash i kërkoj falje Santianës se ka qenë e gjitha pjesë e lojës, normal në bashkëpunim me Santianën. Unë s’kam pasur ndjenja për Santianën që kam thënë nuk e di akoma, ka qenë pjesë e lojës”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër, Santiana u shpreh se është ndjerë keq pasi ka parë klipin, ndërsa thotë se nuk e kupton pse Buci nuk ka sqaruar se ata janë veç miq, por e ka lënë derën të hapur.
“Nuk jam ndjerë mirë, aspak! Buci as nuk më ka kërkuar falje as nuk ka shpjeguar asgjë në lidhje me videon që u shfaq. Por, pati mundësi me u shpjegu. Unë ia di kapacitetin Bucit. Nëse do kishte qenë dikush tjetër që nuk mundet me fol e kisha kuptuar, por Bucin jo se e di që mundet të shpengohet dhe nuk e kuptoj pse nuk e ka shpjeguar raportin. Pse ka lënë derë çelur e di veç ky?”, tha ajo.
Pas këtij debati marrëdhënia mes tyre u prish.
Kujtojmë që e fejuara e Bucit, Verona, e shqetësuar nga afrimiteti mes dyshes, u fut brenda shtëpisë për një sqarim me partnerin e saj me të cilin ka një diferencë moshe prej 15 vitesh.
Nga takimi publik që patën dyshja, Buci shpjegoi duke thënë se mes tij dhe Santianës nuk ka asgjë, e gjitha ka ndodhur në kuadër të lojës.

Lini një Përgjigje