
Fedez po kalon një verë mjaft pasionante pas divorcit. Që nga qershori dhe deri më tani, reperi është fotografuar nga paparacët me vajza të bukura dhe gjithmonë të ndryshme.
E para Garance Authié pastaj Sveva Magatti dhe tani duket se ka interes për Luna Shirin Rasia. Modelja italo-venezueliane ishte fejuar me këngëtarin e ‘Amici’ Michele Merlo, i cili u nda nga jeta tragjikisht në vitin 2021.
“Fedez, duke kaluar pushimet me miqtë në Costa Smeralda, nga ku revista “Chi” ka publikuar edhe foto intime me Lunën.
Nga ana tjetër Chiara Ferragni po kalon një verë më të profilit të ulët.
Pavarësisht gjithçkaje, Chiara në Instagram shfaqet e buzëqeshur, e lumtur. Ajo ndodhet në Greqi së bashku me fëmijët e saj, nënën dhe motrën e saj Françeskën.
Gjithashtu me ta ndodhet edhe partneri i ri i Chiara Ferragnit, Silvio Campara, një menaxher mode që la gruan për blogeren.
Në fakt duket sikur Chiara Ferragni i mori burrin mikeshës së saj. Pasi Ferragni dhe Giulia Luchi Campara, gruaja e Silvios, ishin mjaft mikesha.
“Dashuria e Ferragni-t dhe Campara-s nuk lindi nga një miqësi e mëparshme mes të dyve. Jo. Të parat që e njohën me njëri-tjetrin dhe u afruan janë dy femrat”, thotë Gabriele Parpliglia.

Lini një Përgjigje