TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Maj 2026, 14:45

Ish-konkurenti i “Përputhen”: Big Brother është për të hequr merimangat

Shkruar nga Pamfleti
Ish-konkurenti i “Përputhen”: Big Brother është
Ish-konkurenti i “Përputhen”: Big Brother është për të hequr merimangat

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur për jetën e tij personale dhe planet e mundshme në televizion.

Ai rrëfeu për ndryshimet në jetën e tij, përfshirë lidhjen me partneren, lindjen e djalit dhe dasmën që ka zhvilluar së fundmi, duke e cilësuar këtë periudhë si një kapitull të rëndësishëm në jetën e tij.

I pyetur për mundësinë e pjesëmarrjes në një format si “Big Brother”, Shehi u shpreh se eksperienca nuk është e thjeshtë dhe kërkon më shumë se thjesht pjesëmarrje në ekran. Sipas tij, një format i tillë mund të ketë kuptim vetëm nëse shoqërohet me një strategji dhe me një bazë të fortë jashtë shtëpisë.

“Nuk është e thënë se do luash, ka lloj-lloj mënyrash për të luajtur. ‘Big Brother’ për mendimin tim është për të hequr merimangat, për njerëzit që kanë kohë që janë shkëputur nga ekrani dhe duan të rikthehen në vëmendje,” u shpreh ai.

Sipas tij, pjesëmarrja ka vlerë vetëm nëse shoqërohet me një strategji të menduar mirë pas daljes nga formati.

“Ideja është se nëse ti e bën këtë gjë, duhet të kesh një background të madh që ta shfrytëzosh atë. Jo vetëm të shkosh aty, të të kujtojnë njerëzit për 3 muaj dhe pastaj të vazhdojë jeta e shpejtë dhe të harrohesh prapë,” tha Shehi.

Ai shtoi se nuk e përjashton pjesëmarrjen, por vetëm në kushte të caktuara.

“Nëse më vjen ftesa këtë vit dhe kam diçka të organizuar mirë jashtë, me kënaqësi do shkoja. Nëse jo, nuk do ta merrja përsipër. Është një eksperiencë që çdo njeri duhet ta provojë një herë në jetë,” deklaroi ai.

Në fund, Shehi theksoi se për të rëndësi ka vazhdimësia pas formatit, jo vetëm pjesëmarrja brenda tij.

andi shehi big brother

Lini një Përgjigje