Mira Murati, e konsideruar si një nga figurat më me ndikim në botën e teknologjisë, ishte ndër pjesëmarrëset e Met Gala 2026, një nga eventet më të rëndësishme të modës në botë.
Mes yjeve të Hollywood-it dhe personaliteteve globale, ajo tërhoqi vëmendje të veçantë si një shqiptare në një skenë elitare ndërkombëtare.
Murati, themeluese e kompanisë “Thinking Machines” dhe ish-drejtuese e teknologjisë në OpenAI, u shfaq me një stil elegant dhe të kuruar deri në detaje.
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë, me prerje të ngushtë që theksonte siluetën, i shoqëruar me dekolte në formë V dhe elemente dekorative në ngjyrë ari që i jepnin pamjes një karakter luksoz dhe modern.
Paraqitja e saj u komentua gjerësisht si një ndër momentet që bashkoi botën e teknologjisë me atë të modës, duke e vendosur Muratin mes figurave që po ndikojnë në kulturën globale përtej fushës së tyre profesionale.
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarja e famshme është e ftuar në Met Gala. Ajo ka qenë pjesë e Met Gala dy vite më parë, në vitin 2024.

Lini një Përgjigje