TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Qershor 2023, 10:01

‘Gruaja ime e re ka mbi 2 mln ndjekës në Instagram’, Mozzik paralajmëron martesë

Shkruar nga Pamfleti

‘Gruaja ime e re ka mbi 2 mln ndjekës në Instagram’,

Kur menduam se ishim të qartë rreth asaj që po ndodh me Mozzik dhe Loredanën, disa postime të bëra në ‘Instastory’ na konfuzuan akoma më shumë. Në orët e vona të mbrëmjes, reperi Mozzik vendosi që të ndante me publikun jo një, por disa lajme. Ai shkroi se këtë verë ‘ka mundësi’ të martohet e madje të bëhet edhe baba për herë të dytë.

Ai po ashtu, shkroi se partnerja e re ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram.

‘Ka mundësi që martohem këtë verë. Ka mundësi që këtë vit bëhem prapë babë. Gruaja ime e re e ka mbi 2 milionë followers. E dyta e vërteta. Faleminderit zot për gjithçka‘- shkroi Mozzik duke na lënë akoma më shumë konfuzë mbi atë që po ndodh me të.

Mos kjo është e vërtetë? Apo është e gjitha një shpërqëndrim mbi atë që po ndodhe mes tij dhe Loredanës? Apo është një paralajmërim mbi projektin e ri?

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes pas ribashkimit dy vite më parë. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Reperja zbuloi verën e kaluar se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik dhe se është motra e saj që komunikon me të për të bijën. Mirëpo, muaj më parë, në ditëlindjen e Hanës dyshja u shfaq krah njëri-tjetrit duke treguar se mund të bëhen bashkë e të lënë pas çdo gjë për vajzën e tyre.

‘Gruaja ime e re ka mbi 2 mln ndjekës në Instagram’, ‘Gruaja ime e re ka mbi 2 mln ndjekës në Instagram’, ‘Gruaja ime e re ka mbi 2 mln ndjekës në Instagram’, ‘Gruaja ime e re ka mbi 2 mln ndjekës në Instagram’, ‘Gruaja ime e re ka mbi 2 mln ndjekës në Instagram’,

mozzik martese gruaja e dyte

Lini një Përgjigje