TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Qershor 2023, 09:48

Njohu bashkëshortin në Linkedln, ndërsa marrëdhënien me vjehrrën ia ‘prishi’ Sali Berisha; Floria Garo rrëfehet në intervistë

Shkruar nga Pamfleti

Njohu bashkëshortin në Linkedln, ndërsa marrëdhënien me

Floriana Garo e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka treguar se bashkëshortin e saj e njohu përmes platformës LindkedIn dhe pas një muaji bisedime intnensive ata vendosën të takoheshin.

Takimin e parë e kanë bërë në Itali dhe ishte takimi që përcaktoi se do ta kalonin jetën së bashku.

Floriana Garo: E kam njohur online përmes platformës LindkedIn, që nuk ka lidhje është platformë profesionale, por që aty qëlluam që ta shihnim njëri-tjetrin. Vijuam një komunikim intensiv për thuajse një muaj, përpara se të vendosnim të takoheshim dhe kur u takuam patëm të njëjtën kimi që kishim edhe pa u takuar.

Erjona Rusi: Çfarë të bëri më shumë përshtypje nga ky komunikimi një mujor?

Floriana Garo: Më bëri përshtypje fakti që im shoq nuk më njohu kush isha. As nuk e dinte fare se me çfarë merresha dhe ndoshta më kishte parë vetëm një herë në televizor, por nuk më kishte ndjekur. Më intrigoi shumë dhe isha e lirshme që të shprehesha. Ai ka atë natyrën që t’i shikojë këto emisionet, nuk është pas botës së ekranit dhe unë i tregoja çdo gjë nga fillimi, si vinte nga unë dhe si e ndjeja unë, jo siç e shihte ai nëpër emisione apo gjërat që kisha bërë gjatë emisioneve të mia. Ka qenë një marrëdhënie shumë e sinqertë ku e kemi njohur njëri-tjetrin nga fillimi, shumë intensivisht. Më bëri për vete serioziteti i marrëdhënies, serioziteti i tij, zgjuarsia e tij, shumë cilësi që ai ka.

Florjana Garo, voleibollistja që u mor me modë, është angazhuar dhe në politikë.

Prej disa vitesh tashmë, ajo qëndron në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa tha se bashkëshorti i saj ishte shumë mbështetës, e kundërta vlen për vjehrrën e saj, për të cilën tha se nuk ishte fare dakord. Madje, tregoi se kanë pasur disa diskutime.

“Unë jam ofruar vetë për të punuar në Partinë Demokratike, shumë natyrshëm dhe pastaj kur më erdhi pranimi i ofertës mendova që ishte e thënë për t’u bërë. Bashkëshorti ka qenë një mbështetës shumë i madh, nxitës do thoja.

Vjehrra nuk ka qenë mbështetëse. Nuk donte që të mbështesja Sali Berishën si figurë politike. Kemi shumë ndryshim në pikëpamje këtu. Ajo ka qenë vetë e përfshirë në politikë dhe ne kemi dashur që Shqipërinë ta shohim te realizuar, secila në mënyrën e saj. E njëjta dëshirë, por ajo e shikon ndryshe nga unë. Kjo gjë ka krijuar tensione në marrëdhënien tonë. Shiko, ne kemi një marrëdhënie të hapur me njëra-tjetrën, jemi si shoqe sepse edhe ajo është shumë rinore, edhe në pamje, edhe në mendime e veprime. Ka qenë më shumë një ‘fërkim’ mes mikeshash. Më thotë ‘unë di më shumë, jam më e madhe se ty, duhet të më dëgjosh’ por në këtë rast nuk e kam dëgjuar. I them nuk do flasim më për këtë gjë dhe nuk flasim”- tregoi Florjana.

floriana garo bashkeshorti sali berisha

Lini një Përgjigje