TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Mars 2024, 10:15

Gazmend Ujkashi: Silvi do lidhet me Erjolën, aty do bëhen 5 çifte; nuk ia vlente të rrija më

Shkruar nga Pamfleti

Gazmend Ujkashi: Silvi do lidhet me Erjolën, aty do bëhen 5

Gazmend Ujkashi ka disa ditë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe ka dhënë intervista të ndryshme. Së fundmi ai është intervistuar nga Ronaldo Sharka, i cili nuk ia ka kursyer pyetjet ‘pikante’.

I pyetur se nëse çiftet e krijuara kanë kryer marrëdhënie seksuale, ish-banori shprehet se “nuk e beson një gjë të tillë”. Ndërsa i pyetur nëse Luiz Ejlli e ka mbështetur atë gjatë qëndrimit në BBV, Gazi shprehet se nuk e di, por dhe “nuk ishte nevoja që ta mbështeste”.

Ronaldo: Gazmend Ujkashi vitin e kaluar ju keni suportuar shumë Luiz Ejllin në BBV. Mendon se këtë vit ta ka kthyer reston?

Gazi: Nuk e di, edhe nuk ka nevojë të ma kthejë. Unë e kam bërë për simpantinë dhe lojën që ka bërë. Them që ai është një lojtar goxha perfekt.

Ronaldo: Në shtëpi janë tre çifte dhe tashmë ju ishit aty afër dhe e kuptonit më mirë situatën. Ka patur marrëdhënie seksuale brenda BBV?

Gazi: Jo nuk besoj. Aty do bëhen pesë çifte sipas llogarisë sime, prandaj nuk ia vlente më të rija aty.

Ronaldo: Kush janë të tjerët?

Gazi: Një është ai djali i ri (Silvi) me Erjolën. I kam parë dhe vetë edhe Sara Karaj nuk rri vetëm pa gjetur dikë atje. Unë, një burrë 60-vjeçar nuk kam çfarë bëj më aty.

gazmend ujkashi cifte

Lini një Përgjigje