TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Mars 2024, 09:49

“Romeo, viktimë e Heidit”, Ronaldo: Ajo është nëpërkë

Shkruar nga Pamfleti

“Romeo, viktimë e Heidit”, Ronaldo: Ajo është

Gazetari Ronaldo Sharka të cilin tashmë jemi mësuar ta shohim në panelin e opinionistit çdo të dielë në “BB Fan Club” ka ironizuar një nga banoret e shtëpisë më të famshme.

Sipas tij, Heidi Baci po mban romancën me Romeon në “BBV” për vëmendje.

Sharka shprehet se madje ajo po manipulon natyrën e ndjeshme dhe emocionale të aktorit për t’u faktorizuar, ndërsa kundërshtarët e tij i ka bërë miq.

Sipas gazetarit, Romeo është viktimë në marrëdhënien me Heidin, teksa nuk u kursye aspak ndaj kësaj të fundit duke e krahasuar me një “nëpërkë që ka helmuar aktorin”. Për ta përmbyllur, Sharka thotë se Romeo ka rënë pre e lojës së Heidit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)

ronaldo sharka heidi neperke

Lini një Përgjigje