
Në një bisedë shumë të dobishme, kirurgia plastike Senera Hoxha shpjegoi sa e rëndësishme është që meshkujt të rrisin përmasat e organit gjenital, kur e kanë të nevojshme:
Anja: Shohim që është tendencë tek meshkujt zmadhimi i organit gjenital
Senera: Meshkujve kjo i ndikon në vetvlerësim. Thonë që ndihen shumë mirë pas kësaj ndërhyrjeje. Nuk është turp t'i thuash këto gjëra dhe për këta meshkujt ka një zgjidhje. Zmadhimi varet nga anatomia e gjithsecilit: minimumi 2cm deri në 5-6 cm. Kjo bëhet me dhjamin e vetë pacientit
Anja: Nuk guxon më pas i gjori të dobësohet
Senera: S'e kisha menduar këtë, por ashtu i bie. Një pjesë largohet por një pjesë mbetet dhe kthehet në ind. Megjithatë ka disa limite. Mund ta bësh me seanca, me një mbushje të dytë pas disa kohësh. Ne ia ulim pacientit shumë pritshmëritë pacientit.
Anja: Ka kërkesa?
Senera: Po, ka kërkesa dhe është e drejta e gjithsecilit të përmirësojë veten. Duhet të kemi parasysh që një centimetër në organin e tyre gjenital, është një kilometër në trurin e një mashkulli për nga vetëbesimi. (min.33: 54 deri 37:00)
Lini një Përgjigje