TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Mars 2024, 08:36

Përplasja fizike mes Sarës dhe Françeskës, në shtëpinë e Big Brother vjen zarf i zi

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja fizike mes Sarës dhe Françeskës, në

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother Vip” kulmuan mbrëmjen e djeshme. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje fizike për shkak të debateve të tyre. Françeska i ka kërkuar Sarës që të rregullojë rrobat e saj, duke e quajtur ‘zhulse’.

Këtë ofendim të Françeskës Sara e ka pritur shumë keq dhe i është kthyer me të njëjtën monedhë, duke e ofenduar.

Në momentin kur Françeska ka qenë në tualet Sara i ka shkuar pas derës, duke dashur të futet me zor, në mënyrë që të dyja të përfundonin në tualet dhe në këtë mënyrë do të shkonin kokë më kokë në nominim.

Të gjithë banorët janë tronditur nga kjo ngjarje. Ndërsa më vonë, një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, sipas të cilit, Vëllai i Madh ka deklaruar se nuk i toleron më aspak banorët. Sipas zarfit, është anuluar televotimi dhe njoftimi për banorët do të jepet të martën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Sara është përpjekur të futet në tualet me Françeskën ndërsa kjo e fundit nuk e ka lejuar dhe kur ka dalë e ka shtyrë me forcë duke e ofenduar me etiketime të tilla si: Injorante, debile.

U desh ndërhyrja e banorëve të tjerë që situata mes vajzave të mos i kalonte caqet sërish. Sara u ka treguar banorëve se ajo donte të hynte në tualet me të duke e ditur që nuk lejohet dhe ky veprim do i dërgonte automatikisht në nominim, me qëllim që ta nxirrte nga shtëpia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

sara dhe franceska perplasje fizike zarf i zi

Lini një Përgjigje