TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Prill 2025, 10:58

Eneda Tarifa rrëfen ‘dramën e jetës’: Në ’97-ën prindërit humbën shumë para tek firmat piramidale

Shkruar nga Pamfleti

Eneda Tarifa rrëfen ‘dramën e jetës’: Në

Eneda Tarifa foli në një intervistë për etapat kyçe të jetës dhe karrierës së saj, duke prekur edhe një nga periudhat më të errëta për familjen e saj: vitin famëkeq 1997.

Artistja rrëfeu se familja e saj ishte ndër mijëra viktimat e skemave piramidale që tronditën Shqipërinë pas rënies së komunizmit.

“Patjetër që kemi qenë viktima. Humbëm rreth shtatë deri në tetë mijë euro në atë kohë – dhe për prindërit e mi, që ishin intelektualë dhe punonin ndershmërisht për çdo lek, ishte një goditje e jashtëzakonshme,” tha Eneda.

Ajo theksoi se paratë nuk u kthyen kurrë dhe se kjo ngjarje e dhimbshme la gjurmë të thella në familjen e saj. “Ishte një periudhë plot pasiguri, varfëri dhe rrëmujë… njerëzit luftonin për të rimarrë atë që kishin humbur.”

Përtej dhimbjes, Eneda tregoi edhe forcën e një familjeje që u përball me sfidat e kohës, duke u bërë më e fortë. Rrëfimi i saj është një kujtesë e fuqishme e traumave kolektive që shoqëria shqiptare ka kaluar – dhe një dëshmi e qëndresës përballë humbjeve të mëdha.

eneida tarifa viti 97

Lini një Përgjigje