TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Mars 2025, 09:34

E nxori produksioni, apo kishte babain vërtet sëmurë? G Bani reagon pas daljes nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti

E nxori produksioni, apo kishte babain vërtet sëmurë? G Bani

Teksa ishte në BBV4, G Bani mori një lajm të trishtuar për shëndetin e të atit. Ishte vetë Ledion Liço ai i cili i dha lajmin reperit, duke u futur personalisht në shtëpinë e famshme. Fillimisht, ai dyshoi në vërtetësinë e lajmit dhe kjo u pa tek një video e shkurtër që qarkullon në rrjetet sociale, kur gjatë kohës që dilte, G Bani pyet Ledionin: Është vërtet sëmurë, apo po më nxirrni?.

Por, G Bani, pas daljes e kuptoi se gjithçka ishte reale. Në mesazhin e tij publik, ai theksoi se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.

Ai madje  ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderon ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi situatën që përjetoi brenda spektaklit.

“Nuk më është besuar deri sa kam folur me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentues, edhe unë kam familje,” shkroi ai, duke bërë të qartë se për të, rëndësi ka familja dhe jo opinionet e të tjerëve.

Ai shtoi se të gjitha fjalët, kërcënimet dhe sharjet që ka marrë gjatë kësaj kohe, ua fal të gjithëve, duke i lënë pas ato që ndodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Në fund, ai përshëndeti të gjithë dhe uroi banorët e mbetur në garë.

E nxori produksioni, apo kishte babain vërtet sëmurë? G Bani

g bani reagim babai

Lini një Përgjigje