TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Mars 2025, 18:03

"Zemra ime u thye në miliarda copa", Unikkatil i bën dedikimin prekës vëllait të ndjerë

Shkruar nga Pamfleti

"Zemra ime u thye në miliarda copa", Unikkatil i bën

Reperi i njohur Unikkatil ka reaguar për herë të parë pas humbjes të së vëllait. Mentor Palokaj u gjet 2 ditë më parë pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi i ka kushtuar dedikim të ndjerë të vëllait. Unikatil shkruan për raportin e ngushtë me të vëllanë, ndërsa shkruan se se e kishte edhe shokun e tij më të mirë.

“Zemra ime u thye në miliarda copash”, shkruan ndër të tjera reperi i njohur.

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun.

Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”, shkruan Unikkatil.    

Lini një Përgjigje