TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Mars 2025, 14:28

“O femër e degjeneruar”, Xheneta merr mesazhin plot urrejtje: i përmendin braktisjen nga nëna

Shkruar nga Pamfleti

“O femër e degjeneruar”, Xheneta merr mesazhin plot urrejtje: i

Xheneta Fetahu vazhdon të jetë një emër i komentuar edhe pas përfundimit të formatit në të cilën ajo ndodhej e më së shumti prej marrëdhënies së saj me banorin e “Big Brother VIP Albania”, Gjestin.

Por jo çdo kush ka simpati për të mesa duket. Ish-banorja e Big Brother ka publikuar disa mesazhe kërcënuese dhe ofenduese që ka marrë nga një vajzë, e cila dyshohet të jetë me profil fals.

Në mesazhe, ajo përballet me fyerje të rënda, duke u quajtur “femër e degjeneruar” dhe duke ofenduar edhe familjen e saj.

“O femër më të degjeneruar mjerë ajo familje që të ka e ku nuk po të shoh në ndonjë vend… Ajo nënë që të ka lënë e ka parë që ia ka vlejtur me të lënë. Femër e ligë, e poshtër”, shkruhet në mesazhin që Xheneta e ka publikuar në “Instastory”.

Sado urrejtje të kesh për dikë, a mund t’i përmendësh braktisjen nga nëna?

Gjithsesi, Xheneta e ka bërë vetë publik mesazhin, duke shtuar: “Degjenerimi i femrave që bëjnë gangsterin nëpër rrjete sociale”

“O femër e degjeneruar”, Xheneta merr mesazhin plot urrejtje: i

xheneta mesazhi

Lini një Përgjigje