TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2024, 20:44

“Big Brother” kthehet në “arenë boksi”/ Pas Merit me Gazin, sherr mes Ledionës dhe Rozës: Mu para fytyrës do të të rri!

Shkruar nga Pamfleti

“Big Brother” kthehet në “arenë boksi”/ Pas

Shtëpia e “Big Brother” është kthyer në një arenë boksi. Edhe pse qëllimi i shout është tjetër gjë, duket se në këtë shtëpi vetëm sherre, fyerje e fjalë nga më banalet ka. Askush nuk bën një debat tamam, por femra e meshkuj sulmojnë e anatemojnë njeri-tjetrin, duke harrur që ndiqen nga shumë persona.

Meri është zënë ashpër me Gazin dhe Sarën. Lediona po ashtu me Romeon dhe Rozën. Po ashtu sherr ka pasur mes Gracianos dhe Gazit. Por sherri që ka degraduar është ai mes Rozës dhe Ledionës.

Lediona: E ke thënë dhe e ke thënë me vetëdije të plotë.

Roza: Nuk po them nuk e kam thënë. Po them nuk e mbaj mend.

Lediona: E thanë të gjithë dhe hidhet më pas Roza

Roza: Ti kapesh pa të thënë gjë. Duke qenë mirë e bukur. Ti kalon dhe të ofendon.

Lediona: A ka mundësi të ikësh?

Roza: Nuk dua fare të iki. Mu para fytyrës do të të rri dhe do të t’i shtyp të gjitha butonat.

Lediona: Kush je ti?!

Roza: Kush jam unë?!

 

Lini një Përgjigje