
Një lojë e Vëllait të Madh ka çuar në debat dy prej banorëve të shtëpisë më të famshme, Romeon dhe Ledjonën.
Ata kanë debatuar për bllokimin e tualetit.
Romeo fillimisht ka debatuar me banorët e tjerë të shtëpisë, por më pas situata ka vijuar kryesisht mes tij dhe Ledionës.
Dyshja ka hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit për mënyrën se si e kanë realizuar lojën.
Debati mes Romeos dhe Ledionës:
Romeo: Të vetmit që u ndjenë keq ishte Bardhi dhe Gazi.
Lediona: Po ik o Romeo, boll i shfrytëzove situatat. Në nuk u ndjemë keq kur na drejtoheshe duke na thënë jeni pa karakter.
Romeo: Po çfarë ke bërë moj zemra ime. Banjën ke ruajtur. Të duket e drejtë? Je krenare për veten tënde?
Lediona: Dëgjoje tjetrin kur flet, mos bërtit. Kemi rënë dakord të gjithë që ne nuk do të ndalonim për t’u futur në tualet dhe të merrnit abdes.
Romeo: Se do të të pyes unë ty a do të futem në banjo.
Lediona: Ti ku e kishe sedrën që vajzat vuanin?
Romeo: Vajzat e mia janë të gjitha gango. Luftëtare janë të gjitha. Po të ishe gocë e nderuar, të gjitha kishin probleme do të futeshin në banjo dhe ti e mbaje të bllokuar. O Lediona jo me e mua shpirti. Ç’punë ke ti që futesh në bisedë.
Lediona: U futa, më the je pa dinjitet dhe pa sedër.
Lini një Përgjigje