
Që dje banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” janë ndarë në 3 grupe për të realizuar lojën e radhës nga Vëllai i Madh. Tre të preferuarit e publikut, Ilnisa, Juli dhe Romeo kishin për të zgjedhur një nga një banorët dhe më pas të lidhnin duart me litar.
Grupi që reziston deri në fund do të fitojë imunitet në nominimet e ditës së martë. Ndërkohë mbrëmë grupi i Ilnisës vendosi që të mos e vazhdonte më lojën.
Nga ana tjetër ka pasur edhe debate mes banorëve të të njëjtit grup apo edhe mes grupeve të ndryshme.
Mëngjesin e sotëm Fationi dhe Gazi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Çdo gjë filloi pasi Fationi e akuzoi atë se luan rolin e viktimës në këtë shtëpi, teksa u shpreh se kjo gjë nuk i shkonte fare.
Nga ana tjetër Gazi iu drejtua konkurrentit duke i thënë se nuk po flet me të sepse sipas tij, konkurrenti s’do të donte që ai të ishte i pranishëm në këtë shtëpi.
Fationi: Unë e mbaj mend shumë mirë se si ma ke hedhur
Gazi: Ashtu ta hodha unë
Fationi: Ishte mënyrë tjetër, nuk ishte ashtu
Gazi: Ashtu ishte, por më ngeci dora tek kjo…
Fationi: Mirë, po vetëm viktimën mos e bëj se nuk je ti për të bërë viktimën
Gazi: Viktimë! O Fation çfarë po thua more burrë? Ndërton biseda dhe gjëra pa lidhje fare
Fationi: Çfarë quan ti të keqe o Gaz?
Gazi: Ti në rregull je, çdo gjë që flas unë, e quan të keqe ti, mbaje këtë. Unë s’po flas me ty po flas me Olsin. Ti the që unë po të ishte për ty, s’do të doje kurrë që të isha këtu
Fationi: Ma bëre të qartë që dje
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje