
Duket se çifti i famshëm Xhensila dhe Besi, nuk po kalojnë ditët më të mira.
Burime për “Artistët Shqiptarë” konfirmojnë se dyshja kanë nisur procedurat e divorcit.
Arsyjet deri tani nuk dihen, megjithatë kjo gjë konfirmohet edhe në Instagramin e Xhensilës, pasi ajo nuk e ndjek më Besin, madje ka fshirë edhe të gjitha fotografitë me të.
Në ambiente publike këngëtarja është parë në gjendje jo të mirë, për shkak të periudhës që po kalon.
Kujtojmë që Xhensila dhe Besi janë prindër të dy fëmijëve. Edhe më herët pati një krizë të thellë mes çiftit, por i shuan zërat dhe më vonë lajmëruan për shtatzëninë e dytë të Xhensilës.
Fatkeqësisht, sado që janë munduar, dyshja nuk ia ka dalë dot të çojë përpara martesën.

Lini një Përgjigje