
Babai i banores së “Big Brother VIP 5”, Selin, ka folur sot në një intervistë telefonike për emisionin “Shqipëria Live”, duke sqaruar perceptimet e ndryshme që kanë qarkulluar për të në media. Gjatë lidhjes telefonike, ai e përshkroi Selin si një vajzë të shkolluar, të mirë lexuar dhe të edukuar, duke theksuar se ajo ka ndjekur çdo hap të tij me respekt dhe përkushtim.
“Unë kam gabimet e mia, por ajo më ka ndjekur në çdo hap nga mbrapa. Do ju lutesha shumë të kishim një sensibiltet. Nuk mund të merren gazetarët ‘a u nda nga gruaja, a u nda nga burri’. Nuk është faji juaj, por është faji i sistemit. Ajo është jeta personale e çdo njeriu. Ajo nuk është ajo femër që, me aq pak mesazhe që kam lexuar, nuk është ajo femër që përshkruhet dhe për këtë ju garantoj”, tha ai.
I pyetur nëse Selin e kishte kuptuar letrën që i kishte dërguar pak ditë më parë, babai shtoi: “Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. Unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Ajo nuk kupton të parën që çfarë flitet jashtë. Duhet të kuptojë të parën, pastaj të dytën”.
Kur u pyet për situatën e krevatit që ndan me Mirin, ai u shpreh: “Vajza ime s’ka bërë asnjë krim për të ikur nga krevati. Kam besim të plotë te ajo. Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është futur për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe”.
Intervista e tij vjen në një moment kur emri i Selin është në qendër të vëmendjes, dhe babai ka zgjedhur të sqarojë se jeta personale e bijës nuk duhet të interpretohet sipas thashethemeve apo mesazheve të pakta nga jashtë.
Lini një Përgjigje