Seno Fishta, ish-banori i BBVA5, i cili doli nga shtëpia e famshme mbrëmjen e së shtunës, pas një nominimi të hapur brenda natës përballë Kejsit dhe Kristit dha një intervistë.
Seno ka folur hapur për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në vend, duke ndarë mendime kritike për disa prej banorëve, veçanërisht për Brikenën.
I pyetur nga moderatorja se kush mund të konsiderohet “e keqja e domosdoshme” e lojës, Seno u shpreh se edhe Brikena i shërben formatit, por sipas tij nuk mund të krahasohet me Kristin. “Brikena i duhet lojës pavarësisht se është manipulatore, por nuk mund ta fusim në nivelin e Kristit, janë profile krejt të ndryshme. Mua më duket shumë fallco në të gjitha kuptimet. Nuk hajmë bar. Miss-i që thotë ‘dua të jetoj me vjehrrit’, kjo është diçka… ne nuk po rrimë me prindërit tanë”, deklaroi ai.
Më tej, kur u pyet nëse mendon se Brikena shtiret para kamerave, Seno ishte i prerë. “Absolutisht po. Ajo ka gjetur një kimi dhe një lidhje para kamerave që edhe të gjitha vajzat e kishin vënë re. Dilte, fliste dhe e bënte publikun për vete. Manipulatore profesioniste”, tha ish-banori.
Ai shtoi gjithashtu se këtë sjellje e kishte vënë re edhe në jetën e përditshme brenda shtëpisë, gjatë ndarjes së detyrave. “Kur ndanim punët për pastrimin, ajo nuk bënte asgjë. Rrinte tre orë duke bërë make-up dhe pjatën e saj për pesë minuta nuk e lante. Gjëra bazike. Ka gjëra që duhen bërë me vepra dhe jo me deklarata. Këto deklarata ose janë të mirëpërgatitura, ose i ka gjetur në ChatGPT”, u shpreh Seno.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime dhe diskutime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje dinamikat dhe tensionet mes banorëve edhe pas daljes nga shtëpia.
Lini një Përgjigje