Gafa e famshme e Jonida Vokshit në BBVK4, teksa duhet të thoshte ‘Time’ dhe jo ‘Tajm’ bëri xhiron e rrjetit në kohë rekord.
Ndërkohë që në raste të tjera kjo mund të interpretohet si lapsus i thjeshtë, ky moment u konsiderua nga shumë shikues si mungesë përgatitjeje dhe pakujdesi profesionale.
Por ajo që e bëri situatën edhe më interesante nuk ishte vetëm gabimi, por reagimi i Jonidës ndaj tij. Moderatorja e ripostoi vetë videon e gafës në Instastory, duke shkruar:
“Hahahahahahahaha, ç’t’i bëjmë anglishtes.”
Sigurisht që Jona nuk ka pse t’i dijë të gjithë emrat e sponsorëve, ama një parapërgatitje për spektaklin e madh duhet gjithnjë.
Ky moment shërben si një kujtesë për të gjithë moderatorët dhe prezantuesit: pavarësisht sensin e humorit dhe aftësisë për të marrë situatat me sportivitet, profesionalizmi kërkon përgatitje dhe kontroll mbi çdo detaj të prezantimit.
Lexim i skenarit para transmetimit dhe verifikimi i emrave apo termave të veçantë janë hapa të thjeshtë, por vendimtarë për të shmangur lapsuse të panevojshme dhe për të ruajtur besueshmërinë dhe imazhin në ekran.

Lini një Përgjigje