TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Prill 2023, 17:26

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj kurorëzojnë dashurinë e tyre, paralajmërohet dasmë madhështore në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj kurorëzojnë dashurinë e tyre,

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një vend përrallor që njihet si liqeni ku shkojnë të dashuruarit.

Në qershor duket se do të bëjnë një dasmë të madhe dhe jo në një vend të zakonshëm por në “Lago di Como” në Itali.

Në këtë ceremoni çifti aq i dashur për publikun tha se nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.

Moderatorja tha se në qershor do të bëhet dasma, datën  e së ëcilës nuk e zbuloi por ajo ndër të tjera tregoi se muzikën në ditën e saj më të veçantë ja ka besuar, Anxhela Peristeri, Brunos dhe Klajd Harunit dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani, i cili është këngëtari i preferuar i Arbanës.

Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.

arban eduarti martese

Lini një Përgjigje