TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Prill 2023, 14:53

Theu rregullat e lojës, 'Vëllai i Madh' ndëshkon Luizin

Shkruar nga Pamfleti

Theu rregullat e lojës, 'Vëllai i Madh' ndëshkon Luizin

Mëngjesin e sotëm shtëpia e Big Brother Vip është “izoluar” kudo me letra higjienike.

Përmes një zarfi, vëllai i madh njoftoi banorët se ata duhen të kalonin nga njëra pjesë e shtëpisë në tjetrën, pa i prekur dhe shkëputur letrat higjienike.

Sfida duhet të zbatohet nga të gjithë dhe banori i cili thyen rregullin, do të marrë një letër në vazon me gogla që ndodhet në dhomën e ndenjjes, në të cilën janë shkruar disa dënime.

Pasi banori i cili shkel rregullin kryen dënimin, ai do vijojë sërish jetesën normalisht si të gjithë banorët e tjerë, në të njëjtat kushte.

Luiz Ejllit i ka rënë një dënim mjaft interesant, ai duhet të qëndrojë dorë për dore me 1 banor për 1 orë. Këngëtari i njohur ka zgjedhur që dënimin ta bëjë me partneren e tij, Kiara Tito.

Theu rregullat e lojës, 'Vëllai i Madh' ndëshkon Luizin

loje vellai i madh luizi

Lini një Përgjigje