TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Mars 2024, 12:37

Afrimiteti me Meritonin, Sara Gjordeni përplaset me të ftuarit: Mendoni se jam aq e pacipë?

Shkruar nga Pamfleti

Afrimiteti me Meritonin, Sara Gjordeni përplaset me të ftuarit:

Sara Gjordeni ishte e ftuar në ‘Trotuar’ në ‘E diell’, ku u vu përballë të ftuarve për t’u përgjigjur dhe për t’i komentuar lojën e saj në ‘Big Brother’.

Një nga temat që u diskutua ishte dhe afrimiteti i saj me Meritoni, ndërsa Sara u kthye duke u thënë se nuk ka pasur asnjë ndjesi apo pëlqim për Meritonin dhe se nuk do të kishte kurrë diçka me të.

“Ju mendoni se jam aq e pacipë dhe aq e përdalë sa do lidhesha me Meritonin?”, tha Sara duke hedhur poshtë çdo aludim se mund të kishte flirtuar me Meritonin.

Tema që diskutohej në ‘Trotuar’ ishte tradhtia, temë që nuk i pëlqeu aspak Sarës, duke thënë se nuk e lidh asgjë me këtë temë.

“Ore çfarë bëj unë këtu?”, shprehet ajo duke qeshur.

Lini një Përgjigje