TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2024, 21:53

Pas lënies së garës së Big Brother VIP në mes, Bardhi publikon foton e nënës në spital

Shkruar nga Pamfleti

Pas lënies së garës së Big Brother VIP në mes, Bardhi

Këngëtari Bardhi, i cili dje la në mes garën në spektaklin e Big Brother Vip, pasi familja e njoftoi se nëna e tij ishte në spital, ka reaguar ditën e sotme duke shuar çdo aludim mbi gjendjen shëndetësore të mamasë së tij.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet nëna e tij në spital, ndërsa thekson se ajo ka të gjitha meritat për djalin që ai është sot.

“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejte meritat për djalin që unë jom! I lumtur që jë më mirë! Falenderues për krejt njerëzit që m’kan shkru për gjendjen shëndetësore të nanës! Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe!

Pas lënies së garës së Big Brother VIP në mes, Bardhi

Lini një Përgjigje