TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2024, 17:40

Rrëfime nga prapaskenat e skeçeve, Egi: Delinda kishte dorë të rëndë kur të gjuante

Shkruar nga Pamfleti

Rrëfime nga prapaskenat e skeçeve, Egi: Delinda kishte dorë

I ftuar këtë javë në “PPP” ishte aktori i humorit Eglein Laknori, i cili ndër të tjera ka rrëfyer disa nga prapaskenat e skeçeve që ai ka luajtur në skenë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Anja: Më trego ndonjë moment kur keni dashur të realizoni foto dhe nuk keni mbajtur dot të qeshurën

Egi: Kam bërë një reklamë kremi dhe ishte mëngjes, kisha lyer të gjithë fytyrën. Aty nuk kam mbajtur dot të qeshurën

Anja: Kam parë një me çokokrem së fundmi "Më mirë m.t se i vogël

Egi: Aa, po. Aty është me Delindën kur xhironim për Klanifornia-n dhe e kemi bërë në mes të rrugës, tek Shkolla e Bashkuar, tek kryqëzimi. Duhet ta bënim me tek-dubël, që ajo më merrte zvarrë në mes të rrugës, më rrihte dhe me atë çokollatën. Po aty nuk kishte nevojë me qesh se të mbante në ajër Delinda, kështu që nuk qeshje dot

Anja: E dhunshme Delinda ë?

Egi: Po, sepse ashtu duhet të ishte. Sigurisht, pjesa ime është që e luaj, por edhe ajo e ka pas dorën...bajagi mirë

Anja: Mbaje ti?

Egi: Po më, kur e mbajta gjithë këto vite

Anja: Nuk kishte ndonjë rast që të dhimbte dhe thoje "Ej, ule pak"?

Egi: Jo. Më duhej edhe ta amortizoja por edhe ta duroja kur s'e kisha mendjen/ min. 8: 20 deri 10:00

Lini një Përgjigje